KB TREPÇA, ka nisur përgatitjet për sezonën 2022/2023, të basketbollit kosovar, shkruan Qyteti i Mitrovicës.
Minatorët kanë bërë goditjen e parë në merkato duke e transferuar, Erjon Kastratin.
Kastrati, është një ndër basketbollistët më të dalluar të basketbollit kosovar , ndërsa pritet të jetë një ndihmesë e madhe e mitrovicasëve për t’i arritur synimet e tyre në këtë stinor.
Nga burimet e portalit na bëjnë me dije që se shpejti pritet edhe zyrtarizimi per transferin e radhes, ku bëhet fjalë për një superlojtar./Qyteti i Mitrovicës/.





























