Lajmet fantastike për tifozët e Trepçës sonte s’kanë të ndalur.
Pas prezantimit të Erjon Kastratit si lojtari më i ri i Trepçës, portali “Qyteti i Mitrovicës” ka mësuar ekskluzivisht se ‘minatorët’ janë afër kompletimit të marrëveshjes edhe me Mikaile Tmusiqin.
Basktbollisti me nënshtetësi kosovare që luan edhe me Përfaqësuesen tonë, edicionin e kaluar luajti te Ylli si bashkëlojtar me Erjonin e duket se ata nuk do të ‘ndahen’ as sivjet.
Qyteti i Mitrovicë, do të vazhdojë të ju mbajë të informuar për rrjedhën e këtyre zhvillimeve mes Trepçës e Tmusiqit, por në përgjithësi edhe për të gjithë merkaton në Kosovë.





























