Pritej që ndeshja e sontme të kaloj pa incidente për shkak të situatës në veri, megjithatë pas disa provokimeve të njëpasnjëshme nga tifozët e Prishtinës, tifozët e Trepçës u detyruan të kundërvihen.
Momentalisht ndeshja është ndërprerë dhe sipas disa informatave policia do të duhet të largoj publikun nga salla. Kujtojmë që Torcida sot udhëtoi në Prishtinë me rreth 700+ antarë.
Përkundër referimit të dobët dhe të njëanshëm, tifozët e Trepçës u vetpërmbajtën, mirëpo kur filloi hedhja e gjësendëve drejt tyre aty eskaloi situata në sallë.





























