Një incident i pazakontë është shënuar mbrëmjen e së premtes në Zubin Potok, ku një grua ka raportuar se djali i saj ishte sulmuar fizikisht nga fqinja e tyre.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:55, dhe sipas raportit të policisë, e dyshuara ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e përplasjes, shkruan Mitropol.
Fëmija është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, por sipas raportit të mjekut, tek ai nuk janë vërejtur shenja dhune.
E dyshuara është shoqëruar për intervistim dhe pas konsultimit me prokurorin është liruar, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.






























