Situata e krijuar në veri ka bërë që Policia e Kosovës të marr një vendim të shpejtë.
Policia ka urdhëruar që të gjithë policët që janë në pushim të kthehen.
Portali “Jepi zë” mëson nga burime të mirë informuara në Polici se për një orë të gjithë policët duhet të dalin në punë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se është mbyllur kufiri për qarkullim për udhëtarë dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje.





























