Një gjuajtje me armë zjarri sapo ka ndodhur në lagjen “Shaban Polluzha” në Iliridë (ish-Tavnik) të Mitrovicës, mëson “Mitropol” nga burime të sigurta.
Siç bëjnë të ditur këto burime të mirë-informuara, një person me inicialet S.S është sulmuar nga persona me të cilët kishte mosmarrëveshje prej më herët, para dyerve të shtëpisë.
Për fat të mirë nuk pati të plagosur e as të lënduar nga incidenti.
Siç mësohet policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe dorasi gjendet në arrati.





























