Mbrëmë në fshatin Shipol të Mitrovicës, një 28-vjeçare ka denoncuar në Polici bashkëshortin dhe kunatin e saj, të cilët i ka akuzuar për dhunë të vazhdueshme psikike.
Ajo nuk ka pohuar të ketë pasur ndonjëherë dhunë fizike nga të dyshuarit.
Dy vëllezërit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndaj të cilëve është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.
Sinjali raporton se viktima është larguar nga shtëpia dhe ka shkuar të jetojë te vëllai i saj.





























