Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se ndihma prej 100 euro për muajin prill për pensionistët, të punësuarit e sektorit publik, të punësuarit e sektorit privat dhe studentët është shumë e vogël.
Haradinaj tka thënë në një konferencë për media të martën, se nuk zgjidhen problemet vetëm për një muaj, derisa e ka quajtur lëmoshë këtë vendim të Qeverisë.
“Qeveria e Kosovës duhet te veprojë si qeveri e shtetit qytetarët kanë nevoje dhe për një euro por nuk zgjidhen problemet vetëm për një muaj. Është shume e vogël shuma prej 100 euro. Është e vogël kjo shume qe ai ta fsheh veprimin e tij për rritjen e pagave. Të punësuarit ne Kosovë kane nevojë për rritjen e pagave dhe Qeveria duhet t’i rritë ato”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka kërkuar që të lejohet tërheqja e e parave prej Trustit dhe t’u kthehen paratë qytetarëve për rritjen e çmimit të energjisë dhe siç ka thënë, faturat e fryra te energjisë.