Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit, njëherit kryetar i LVV-së, Albin Kurti, që ‘të bëhet i gjallë’, pasi i njëjti ende nuk është deklaruar lidhur me rastin.
“Albin, a je me prokurorin a me Mujecin? Bëhu i gjallë!”, shkroi ai.Më tej kreu i AAK-së ka thënë se deri më tani Kurti ka mbajtur anën e të akuzuarve për korrupsion e krime të tjera.“Deri tani Kurti e ka mbajtur anën e të akuzuarve për korrupsion e krime të tjera. Do të duhej që edhe tani të rreshtohet e ta dijmë pozicionin e tij!”, shkroi më tej Haradinaj në koment.





























