Ai për N1 tha se themelimi i Asociacionit është “nevojë urgjente”.
“Unë mendoj se ka një nevojë urgjente që të gjithë të bien dakord për këtë dhe të kuptojnë se pasi të angazhoheni për diçka, ta përmbushni,” tha Hill.
Ai nuk ka dashur të komentojë dokumentet që kanë “rrjedhur” në media, por ka theksuar se qëndrimi i negociatorëve ndërkombëtarë është “komunikuar shumë mirë si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë”.
Edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, gjatë ditës së djeshme përsëriti qëndrimin se Kosova duhet të ecë drejt formimit të Asociacionit.





























