Në rend të parë ai ka vendosur njohjen nga Izraeli e më pas demarkimin e një pjesë të kufirit me Serbinë.
Pika e tretë, sipas Hotit, është mbështetja për projekte madhore të hekurudhave dhe autostradave.
Hoti si pikë të katërt e ka renditur mbështetjen e MCC-së për gaz dhe energji.“E kemi nënshkruar marrëveshjen për insentiva të investimeve dhe qasje në financa në tregje amerikane; e kemi nënshkruar marrëveshjen për teknologji 5G të sigurt; e kemi kornizuar dialogun vetëm për njohje reciproke, pa cenuar integritetin territorial, pa prekur karakterin unitar të shtetit të Kosovës, si dhe duke mos pranuar asgjë pa u nënshkruar marrëveshja për njohje reciproke”, janë pikat tjera të renditura nga Hoti.
Në fund ai ka shkruar se nuk duhet të rrezikohet mbështetja e SHBA-së.





























