Inspektorët komunalë sot në mbrëmje janë treguar të rrept në zbatimin e ligjit.
Ata pas marrjes së disa ankesave nga qytetarët kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku kanë ndalur muzikën në dy lokale të njohura në Mitrovicë.
Drejtori Valon Brahimi është i vendosur që së bashku me vartësit e tij të sjell në Mitrovicë rregull dhe zbatim të ligjit.
Inspektorët kanë inspektuar edhe lokale tjera që bëjnë muzikë, ndërsa dy lokaleve përveç ndaljes së muzikës janë marrë masa administrative ndaj këtyre që njihen si “shisha bar”.
Këtë e ka konfirmuar vetë drejtori Brahimi, i cili ka paralajmëruar vazhdimin e inspektimeve të rregullta ndaj subjekteve afariste.





























