Interesim i jashtëzakonshëm po mbretëron për biletat e ndeshjes finale të plejofit Trepça – Golden Eagle Ylli.
Afër palestrës Minatori në Mitrovicë tashmë janë qindra shikues që shpresojnë për një biletë.
Ndeshja luhet sonte prej orës 20.30.
Te palestra buzë lumit Ibër ka forca të mëdha të policisë e po ashtu pjesëtarë të kompanive të sigurimit.
Interesimi për ta parë Trepçën nga afër është shumë i madh këtë edicion.