Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Ish-kryeinspektori i AKI-së: Rreziku i destabilizimit të veriut ende prezent

08/03/2024
in LAJME
Ish-kryeinspektori i AKI-së: Rreziku i destabilizimit të veriut ende prezent
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazeta gjermane “Die Welt” përmes një artikulli ka alarmuar për një konflikt të ri në Ballkan.

Në artikull, shqetësim për kryeqytetet evropiane mbeten edhe Banjska e Bosnja.

Shqetësimet për një konflikt të ri ballkanik po shtohen jo vetëm në Berlin, por edhe në kryeqytete të tjera evropiane. Qoftë për shkak të sulmit serb në veri të Kosovës. Ose sepse etniteti serb dëshiron të shkëputet nga shteti multietnik i Bosnjë Hercegovinës”, shkruan “Die Welt”.

“Në Bosnjë gjendja serioze ndërsa në Kosovë ekziston rreziku i destabilizimit në veri”.

Kështu po e vlerëson situatën e sigurisë në vend, ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani.

Ai thotë për Front Online se mbetën prezentë ende rreziqet për incidente në pjesën veriore të Kosovës.

Ramadani deklaroi se prezenca e NATO-s po zmbraps idetë e trupave ushtarak serb për të hyrë në Kosovë.

“Gjendja në Bosnjë duket serioze për shkak të rolit dhe planeve të Republikës Serbe, ndërsa në Kosovë ekziston rreziku i destabilizimit të brendshëm, kryesisht në veri. Situatën e sigurisë në Kosovë e ka marrë seriozisht NATO me faktin që ka rritur trupat luftarake. Prezenca e KFOR-it në veri është nivel të lartë dhe kjo zmbraps çfarëdo ideje të Serbisë për të hyrë me trupa ushtarake brenda Kosovës. Por, rreziqet për incidente destabilizuese mbeten prezentë”, thotë Ramadani.

Sipas tij, Rusia ka interes të shpërndajë konfliktin edhe në rajonin e Kosovës.

Ai tha se ndryshe nga shteti rus, interesi amerikan është ndryshe.

“Trazimi i botës që po ndodh sidomos në tri vitet e fundit ka rikthyer tensionet serioze në Ballkan. Është interes i qartë i Rusisë të shpërndajë konfliktin edhe në rajonin tonë derisa është interes amerikan dhe perëndimor mbajtja me çdo kusht e paqes dhe stabilitetit. Në Ballkan kryqëzohen këto dy interesa, pra interesi demokratik perëndimor për paqe dhe interesi rus për konflikte”, theksoi ai.

Ramadani ka deklaruar se është fatkeqësi që Kosova po i vuan disa mungesa të mbrojtjes amerikane.

Sipas tij, kjo po vjen pas mungesës së qasjeve të përbashkëta Kosovë-SHBA.

“Kosova do të duhej të ndërtojë veprimet e veta në qasje të përbashkët strategjike me SHBA dhe NATO. Derisa po flasim për tensione serioze në Ballkan, është fatkeqësi që Kosova veç po i vuan disa nga mungesat e mbrojtjes së pakushte Amerikane, për shkak të mungesës së qasjes së përbashkët në trajtimin strategjik të çështjeve”, thotë Ramadani

Kosova të ruajë lidhjen në aspektin e sigurisë me SHBA-në, thotë Ramadani.

“Pasoja e parë direkte ishte në KS të OKB-së, ku SHBA e kishte të pamundur të argumentojë gjatë mbledhjes pa dhënë kritika të forta ndaj Kosovës po ashtu. Kjo është në linjë të njëjtë me paralajmërimet e vazhdueshme të Ambasadorit Amerikan në Kosovë. Përpos aspektit diplomatik, është tejet e domosdoshme që Kosova ta ruajë lidhjen speciale në aspektin e sigurisë me SHBA-në”.

Ramadani tha se qasja jo e përbashkët strategjike me SHBA-në do ketë pasoja për Kosovën.

“Kam frikë se pas apelimit dhe lutjes amerikane për qasje të përbashkët strategjike, Kosova mund të dëmtohet edhe në partneritetin praktik të sigurisë dhe kjo do të paraqiste një fazë dëshpëruese për të ardhmen e Kosovës”, u shpreh Ramadani

Situatën më të rrezikshme e sheh në Bosnjë sesa në Banjskë, njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi.

Ibishi tha se mundësitë për tensionim në atë pjesë të veriut janë ende.

Pasi sipas tij, Serbia vazhdon me provokime.

“Situata në Bansjkë mundët të përsëritët, rreziqet dhe kërcënimet janë akoma. Serbia po vazhdon të bëjë tensione të vazhdueshme dhe provokime të qëllimshme për të tensionuar situatën. Por rreziku më i madh është në Bosnjë nëse flasim për Ballkan pastaj në Kosovë”, theksoi Ibishi.

Ibishi ka kërkuar nga institucionet e sigurisë gatishmëri në çdo moment.

Ai thotë se Kosova duhet të bashkëpunoj çdo herë për parandalimin e rastit si në Bansjkë.

“Institucionet çdo herë duhet të jenë në gatishmëri me kontrolle kufitare dhe gjithandej dhe çdo herë në bashkëpunim me prezent ndërkombëtarë të sigurisë me EULEX dhe KFOR. Bashkëpunimi i përhershëm me ta do të funksionoj çdo herë për parandalimin e rastit si në Banjskë. Serbët janë gjithmonë gati për ta tensionuar situatën”, tha Ibishi.

Gazeta gjermane shkroi edhe rreth agresionit serb në Banjskë, ku si pasojë e një sulmi të armatosur, u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

“Beogradi vendosi ushtrinë e tij në kufi. Prishtina e konsideroi këtë si një përpjekje për të aneksuar pjesë të Kosovës. Serbia edhe sot nuk e njeh Kosovën. Ekspertët besojnë se është e pamundur që presidenti serb Aleksandar Vuçiq të mos ketë ditur asgjë për ngjarjet”.

 

Related Posts

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet
LAJME

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur
LAJME

Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
LAJME

Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

05/08/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet
LAJME

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë
LAJME

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë
LAJME

Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Next Post
Vazhdojnë punimet me kapacitete të plota në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Vazhdojnë punimet me kapacitete të plota në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

LAJMET E FUNDIT

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

05/08/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Policia deklarohet për raportimin mbi arrestimin e një shtetasi turk të dyshuar për krime lufte

24/07/2026
Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

23/07/2026
E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

23/07/2026
Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

17/07/2026
Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

16/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

16/07/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

15/07/2026
Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

12/07/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com