Në këtë mbledhje është miratuar edhe vendimi për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji.
“Vendimin për Masat Emergjente në Furnizimin me Energji është miratuar për shkak të krizës energjetike botërore. Rritja rapide e çmimit të importit të energjisë dhe paralajmërimi i ndalimit të eksportit të lëndëve fosile nga disa shtete evropiane do të ndikojë në rritjen e mëtejshme të çmimit të importit. Duke marrë parasysh riparimet e planifikuara në termocentralet tona, bënë që disa prej kapaciteteve gjeneruese të jenë jashtë funksionit, andaj Qeveria e sheh të domosdoshme aprovimin e Masave të Emergjencës në Furnizim me Energji. Masat do të jenë në fuqi për 60 ditë nga data e hyrjes në fuqi, me mundësinë që Kuvendi i Republikës së Kosovës të zgjas afatin e tyre në periudha prej 30 ditësh, maksimalisht deri në 180 ditë shtesë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha pas mbledhjes së Qeverisë se pritet të përkeqësohet situata me furnizim me energji elektrike.





























