Burimet nga Dogana kanë bërë me dije se në kamionin që po e lëvizte i dyshuari M.P., në rezervuarët e naftës janë gjetur mbi 100 paketime të plastikës të mbushura me rreth 107 kg marihuanë.
Lajmin e ka konfirmuar tashmë edhe Policia, si dhe kanë publikuar pamjet e drogës.Droga që u gjet është sekuestruar nga ana e Policisë, bashkë me kamionin, mijëra dinarë të Serbisë dhe dëshmi të tjera që do të shfrytëzohen si prova në rast.
Pas përfundimit të aksionit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.





























