Një person ka vdekur rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, më saktësisht në Mazgit.
Klan Kosova merr vesh që i ndjeri është goditur nga dy vetura, njëra pas tjetrës, që kanë qenë duke ardhur nga Prishtina në drejtim të Mitrovicës.
I njëjti nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes.





























