Një fëmijë i mitur sot u gjet i mbytur në kanalin e “Ibër Lepencit” në Vaganicë të Mitrovicës.
Siç ka bërë të ditur Avni Zahiti zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën Jugore, i njejti u fut në kanal për t’u larë.
E në vendin ku vdiq djaloshi mitrovicas për të cilin mësohet se ishte 12 vjeç, u gjetën rrobat dhe bicikleta e tij.
“Rreth orës 17:50, është raportuar se në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, është gjetë pa shenja jete në ujë një (i mitur)
Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, ka deklaruar Zahiti