Një ngjarje tragjike ndodhi dje në Mitrovicë të Jugut, kur një burrë, i cili ishte duke punuar në një ndërtim, ra nga kati i dytë. Sipas raporteve, ai u dërgua për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për shkak të lëndimeve të rënda të marrura.
Sinjali mëson se viktima i cili është një 21 vjeçar, ka pësuar lëndime të rënda trupore, përkatësisht thyerje në dy duart por është jashtë rrezikut për jetë.
Rasti është duke u hetuar, dhe me vendim të prokurorit rasti është iniciuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.





























