“Kosovo-online” raportoi se një veturë e regjistruar me targa “KM”, e cila drejtohej nga një femër tashmë ka marrë një fletëqortim.
Me këtë rast, kjo qytetare serbe deklaroi shkurt se nuk ka pasur shqetësime në vendkalimin në Jarinje dhe se punonjësit e policisë i kanë dorëzuar një fletë me udhëzime për ri-regjistrim.Pavarësisht kësaj, ajo shtoi se nuk planifikon ta regjistrojë veturën në “RKS”, por është në pritje të vendimit të ri nga Beogradi.





























