Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Komandant Shemi

01/10/2020
in LAJME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

𝗞𝘂𝘀𝗵 𝗶𝘀𝗵𝘁𝗲 𝗞𝗢𝗠𝗔𝗡𝗗𝗔𝗡𝗧 𝗦𝗛𝗘𝗠𝗜 ⤵️

Shkrim nga Sociologu i zëshëm Mitrovicas: Doni Beshiri

Shemsi Arif Ahemti – Komandant Shemi u lind më 8 Qershor 1969, në fshatin Kodër (ish Zasellë) të Mitrovicës. Rrjedh nga një familje e varfër, por me traditë bujare. Shkollën fillore e nisi në fshatin e tij të lindjes, ndërsa e mbaroi në Shupkovc. Më 1984 regjistrohet në gjimnazin ushtarak, në Beograd, drejtimi i përgjithshëm, e më pastaj e vazhdoi dhe e mbaroi në Sarajevë. Ishte njëri ndër kadetët më të mirë të gjeneratës. Kjo i bëri të mundur që pa veshtirësi të regjistrohet në Akademinë e Lartë të Artilerisë në Zarë. Edhe atje u dallua për zgjuarsinë e jashtëzakonshme. Zgjuarsia dhe përkatësia shqiptare bëjnë që eprorët ushtarak serbë ta gjelozojnë dhe ta urrejnë. Sigurisht me qëllim të ndërprerjes së vrullit të studimeve e dergojnë në efektivat e artilerisë në Smedervska Pallankë dhe në Vërshac. Edhe pse kishte nevojë që të punojë, të fitojë e ta ndihmoi familjen, Shemi e kishte kuptuar se kjo ” e mirë” që i ofroi ushtria serbe ishte një dinakëri. Përkundër të gjitha vështirësive, Shemi i kishte vazhduar studimet me korrespodenc dhe mbaruar me sukses. Ai kishte fituar njohuri të shkëlqyeshme në fushën e artilerisë. Ishte bërë një epror ushtarak mjaft i i ditur. Vitet e 90-ta e gjejnë komandant të kompanisë artilerike në Vërshac. Ish armata jugosllave e kishte dërguar në luftën serbo-kroate. Kishte marrë pjesë në shumë beteja; që nga Knini deri në Vukovar. Edhe kjo ishte një përvojë e mirë për Shemin. Në rend të parë kishte mësuar për qëllimet pushtuese të Serbisë. Uniforma që e barte dita ditës i bëhet e huaj dhe e neveritshme. Ishte i vetëdijshëm se ndodhej në një ushtri që edhe popullit të tij i sillte tragjedi, vrasje, burgosje, maltretime e cka jo tjetër. Në vitin 1992 e braktisi ushtrinë serbosllave.

( Kthimi ne Kosoven e robëruar )

Komandant Shemi u kthye në Kosovë, për të qendruar gjer nëvdekje. Kosovën e gjeti krejt tjetërfare, nga ajo cfarë kishte lënë. E gjeti të mbërthyer në pranga. Pesha e pushtimit veq sa nuk i kishte zënë frymën. Kishte kohë që nuk ishte në Kosovë, andaj malli për atdheun i kishte zhuritur zemrën e tij. Në rrethanat që ndodhej Kosova, Shemi nuk mund të lëvizte i lirë. Ishte i vetëdijshëm se do ta kërkojë pushteti serb, jo për t’a kthyer atje ku ishte por për ta burgosur. Jetën e vazhdoi më tepër në ilegalitet, pra asnjëherë i sigurtë në shtëpinë e tij. Përkundër të gjitha këtyre, Shemi nuk e kaloi kohën kot. Lexonte dhe rilexonte historinë e popullit shqiptar. Mësoi për bëmat e personaliteteve të mëdha si: Skënderbeun, Isa Boletinin, Hasan Prishtinën, pastaj për heroizmat e Ahmet Selacit, Ukshin Kovaqicës, Bislim Bajgorës, Shaban Polluzhës, Azem Bejtes e personaliteteve tjera, për luftën dhe qëndresën e të cilëve kishte dëgjuar edhe nga babai Arifi. Përveq kësaj Shemi lexonte e mësonte edhe fizikë, matematikë, astronomi e në veqanti studionte topografi, me çka përvetësonte edhe më shumë njohuri mbi artin ushtarak, i vetëdijshëm se së shpejti do ti hyjnë ne punë, nga se dukej sheshazi se Kosova doemos do ta filloi luftën me Serbinë.

( Inkuadrimi i Komandant Shemit në UÇK )

Ngjarjet në Likoshan, Qirez, e Prekaz të Drenicës e kishin tronditur shumë, andaj mesviti i ’98-tës, Shemin do ta gjej nën emblemën e UÇK-së së lavdishme, së cilës do t’ja shtoi edhe më shumë famën e qëndresës, lavdisë dhe krenarisë, duke u dëshmuar si një trim, strateg dhe atdhetar i dalluar.
Bazuar në njohurit që dispononte nga lëmi i artit ushtarak, inkuadrimin e komandant Shemit në UÇK shokët e pritën me admirim. Iu shtua radhës së tyre edhe një krah i fortë lufte, një ekspert i artilerisë, mungesa e të cilëve ishte tepër e madhe kudo nëpër njësitet e UÇK-së. Fillimisht, Komanda e Brigadës 141 ”Mehë Uka” Shemin e angazhojnë Komandant të Kompanisë në Trepçali, por gjithherë ishte prezentë nëpër pikat tjera për tu dhënë dije në artin ushtarak dhe për të ngritur moralin luftarak. Gjatë gjithë kohës së rezistencës së Mazhiqit prej 11 Korrik deri me15 Shtator 1998, kur zhvillohet beteja e madhe, komandant Shemi, me ishte protagonisti kryesor në luftë kundër paramilitarëve serbë. Edhe pse mungonte artileria e rëndë, komandant Shemi me shokët e tij veproi me aksionet të shpejta diversante, sa në Mazhiq, sa në Trepçali, sa në Kodër të Kutllovcit duke depërtuar thellë në pozicionet e armikut dhe duke u shkaktuar humbje të mëdha. Që në këtë betejë u pa se Komandant Shemi është një luftëtar trim, i përgaditur dhe me cilësi të larta ushtarake. U pa se ai do të bëhet një hero i përmasave kombëtare.

( Shemsi Ahmeti Komandant i Njësisë Speciale )

Përkundër pasojave nga ofensiva e 15 Shatatorit të vitit 1998, UÇK-ja nuk u shpërbë, përkundrazi doli me njëpërvojë që e bëri edhe më të fortë. As vrasja e ndihmës komandant të Logjistikës së Zones Operative të Shalës Xhevat Jusufit si dhe plagosja e Komandant Besit, themelues dhe komandant i parë i Njësisë Speciale, me 3 Janar 1999, ushtarët clirimtarë nuk i ligështoi, por veq sa u shtoi urrejtjen dhe vullnetin për të luftuar armikun gjer ne fishekun edhe frymën e fundit. Në krye të Njësisë Speciale u emërua Komandant Shemi, i cili vuri në veprim gjithë njohuritë që kishte në artin luftarak. Në kuadër të njësitit, pasi ishin siguruar disa armë të rënda artilerike, u formua Njësia Artilerike, nëpërmjet së cilës iu shkaktuan humbje të mëdha armikut. Aksionet guerile nuk ndaleshin për asnjë çast, por krahas kësaj bëheshin përgaditjet për të filluar një luftë frontale me armikun.
Më 13 Mars 1999, komandant Shemi, në bashkëpunim edhe me njësitet të tjera sulmon bazën ushtarake serbe në Kutllovc, pozicionet e armikut në Trepçë, pastaj në Bajrë etj. Po në këtë kohë u ofron ndihmë me ushtarë dhe teknikë luftarake për 24 ditë më radhë Brigadës 142, e cila vepronte në kuadër të ZOSH-it, kundër së cilës ishin drejtuar forca tëmëdha të armikut. Intensifikimi i aktivitetit luftarak të ZOSH-it i detyroi shkiet që të ndalin pë një kohë ofensivën e tmerrshme që kishin ndërmarrë kundër pozicioneve të UÇK-së, sigurisht për të përgaditur ofensiva të reja me forca shumë të mëdha.
Pas një jave të pauzës së sulmeve serbe, me 21 Mars filloi ofensiva e re e armikut, e pajisur me tërë arsenalin luftarak, e cila zgjati për 46 ditë me radhë. Gjatë kësaj kohe, pothuajse për asnjë çast nuk pushuan sulmet e forcave armike, mbi pozicionet e UÇK-së, por as pjesëtarët e UÇK-së nuk i ndalen sulmet mbi armikun. Në ballë ishte
Komandant Shemi , ai që u tregua dragua në Trepcali dhe Mazhiq, vazhdoi të dëshmohet edhe në Melenicë, Majdan, Preten, Rahovë e përgjithësisht në Shalë. Tani më Shala ishte bërë kala e pamposhtur ose siq thotë poeti Jakup Ceraja ne Krujë Skënderbegun në krye me komandant Shemin si Vrana Konti, të cilën e përjetësoi edhe me vargjet:

Kalaja e Krujës në Shkëmb të Melenicës
Komandant Shemi si Vrana Konti
Goditni djema thërret qetë
S’fiton topi, po zemra!
Sa t’na ndrijë neve balli
Shkieve do t’u nxijë thembra

Dhe njëmend ashtu ishte. Për asnjë cast nuk ligështoheshin luftëtarët e lirisë. Me të gjitha forcat që kishin u kundërpërgjigjeshin sulmeve të armikut duke i shkaktuar humbje në njerëz dhe teknikë luftarake. Mungesa e municionit ishte tepër e madhe, andaj Komandant Shemi me 21 Prill 1999 u fut në bazën ushtarake serbe në Kutllovc, me c’rast siguroi një sasi të madhe municioni dhe armatimi jo vetëm për Njësitin
Special qe ai komandonte por për gjithë ZOSH-in. Për 46 ditë më radhë ishte në ballë të luftës në vijën frontale. Trepcali-Shkëmbi i Bletës-Melenicë-Lagja e Cenajve Majdan deri në momentin e rënies në Betejën e Majdanit më 26 Prill 1999. Siq kujtojnë shokët e luftës, në momentin e rënies, së bashku me Arsim Muzaqin nuk ishin më larg se 2 metra nga armiku.

( Në vend të përfundimit )

Komandant Shemi nuk vepronte nën ndikimin e emocioneve. Ai nuk ishte rob i euforisë. Ishte shumë i urtë, i qetë dhe gjakftoftë. Ishte i pashoq në ngritjen dhe ruajtjen e moralit të luftës tek ushtarët, tek bashkëluftëtarët dhe populli nëpërgjithësi.
Ai ishte mësues, pedagog e strateg. Secili që ndodhej pranë tij e fitonte një besim në vete, i shtohej trimëria, pra ndjehej më i sigurtë. Me punën e tij të guximshme e të palodhshme kishte arritur të tuboi luftëtarë më të mirë në njësitin e tij, të cilët nuk
tërhoqën nga vija e frontit për të gjallë, por u flijuan për liri. Të tillë ishin: Arsim Muzaqi, Rrustem Hyseni, Faruk Beqiri, Enver Musa, Shemsi Istrefi, Bajram Musa, Fehmi Preteni, Mursel Xhemaili, Nysret Musa, Eset Ibishi, Hamzë Behrami, të gjithë këta pjesëtarë të njësitit special. Po ashtu një numër ushtarësh ishin plagosur,
gjithëherë duke qëndruar ballë për ballë me armikun.

Meritat e Komandant Shemit janë shumë tëmëdha. Ishte themelues I Njesitit të Artilerisë, I cili vepronte në kuadër të Njësisë Speciale. Me aksionet e tij luftarake i kishte shkaktuar humbje te mëdha armikut duke i vrarë tigje të tëra ushtarësh. Pra me
aksionet e tij i kishte futur tmerrin armikut. Kishte njohuri tëshkëlqyeshme mbi përdormin e armëve të artilerisë. Ishte i afërt dhe shumëkomunikativ me bashkëluftëtarë. Kishte tiparet e një atdhetari tëmadh, me një fjalë ishte kampion i heroizmit, dijes dhe qëndrimit stoik përballë furtunës shfarosëse të shkaut. Ai ishte
bërë një hero i vërtetë. Thonë se heronjtë nuk bëhen brenda ditës. Ata lindin, rriten, formohen, jetojnë mbijetojnë. Emri i tyre nuk vdes. As vepra. I tillë ishte komandant SHEMI.
LAVDI!

Related Posts

LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

E rëndë në Mitrovicë: Një i ri humb jetën në aksident në fshatin Kutllovc

18/02/2026
Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë
LAJME

Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë

16/02/2026
Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës
LAJME

Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës

14/02/2026
Ushtria e Kosovës në provën finale
LAJME

Ushtria e Kosovës në provën finale

08/02/2026
Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota
LAJME

Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota

27/01/2026
Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit
LAJME

Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

10/01/2026
Next Post

Mediat serbe: Vritet në Serbi pronari i “Selo Tours”, Selajdin Janjeva

LAJMET E FUNDIT

LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

E rëndë në Mitrovicë: Një i ri humb jetën në aksident në fshatin Kutllovc

18/02/2026
Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë

Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë

16/02/2026
Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës

Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës

14/02/2026
Ushtria e Kosovës në provën finale

Ushtria e Kosovës në provën finale

08/02/2026
Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota

Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota

27/01/2026
Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

10/01/2026
Qytetari shpëton jetën e një personi në Mitrovicë, tentoi të hidhej nga dritarja e banesës

07/01/2026
KRU ‘Mitrovica’ apelon te konsumatorët që uji të mos përdoret për pije: Vetëm për qëllime higjienike dhe teknike

KRU ‘Mitrovica’ apelon te konsumatorët që uji të mos përdoret për pije: Vetëm për qëllime higjienike dhe teknike

07/01/2026
E trishtë: Një foshnjë dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Mitrovicës

E trishtë: Një foshnjë dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Mitrovicës

03/01/2026
Kërcënohet zyrtari policor në Mitrovicë, i dyshuari kapet nga policia

Dhunë në familje në Mitrovicë: Burri rrah dhe kanos bashkëshorten, i sekuestrohen armë dhe mbi 150 fishekë

03/01/2026
Burim Dibrani dhe vëllezërit Seferi vizituan Policinë e Kosovës në Izvor në natën e Vitit të Ri

Burim Dibrani dhe vëllezërit Seferi vizituan Policinë e Kosovës në Izvor në natën e Vitit të Ri

02/01/2026

Hajrulla Çeko: Shtëpia e masakrës së 15 prillit 1999 në Mitrovicën e Veriut po shndërrohet në muze kujtese

31/12/2025
Arsi Company” ofron banesa moderne me fletë poseduesе në disa lokacione atraktive të Mitrovicës, zbuloni ofertat

Arsi Company” ofron banesa moderne me fletë poseduesе në disa lokacione atraktive të Mitrovicës, zbuloni ofertat

21/12/2025
Njohja nga Bahamas, Kurti: Viti 2025 është viti i njohjeve të reja

Njohja nga Bahamas, Kurti: Viti 2025 është viti i njohjeve të reja

19/12/2025
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com