Të enjten e 12 janarit, në Bruksel në rend dite ishte liberalizimi i vizave për Kosovën në Komitetin e Parlamentit Evropian për Lirinë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme. Me 48 vota pro është miratuar marrëveshja trepalëshe për liberalizimin e vizave për KosovënKomiteti i Parlamentit Evropian për Lirinë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme ka votuar për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Marrëveshja trepalëshe për liberalizimin e vizave për Kosovën është miratuar me 48 vota, 7 kundër dhe 3 abstenime.
“Është miratuar marrëveshja triloge për liberalizimin e vizave me Kosovën nga eurodeputetët me 48 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenime”, thuhet në postimin në Twitter.





























