Komuna që drejtohet nga Bedri Hamza, ka blerë pajisje teknologjike për drejtori dhe institucionet e tjera komunale.
Sipas njoftimit të tenderit, Komuna shpenzoi 33 mijë e 530 euro për këtë tender.

Me këto para u blenë në total 49 kompjuterë, 44 prej të cilëve desktop dhe 5 laptopë. Po ashtu, në këtë çmim u përfshi edhe blerja e 33 monitorëve.
Fitues i këtij tenderi janë grupi i operatorëve ekonomik “Trio Tek sh.p.k & N.T.P Eramed & N.T.SH. Artech”.





























