Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Komuna e Mitrovicës Veriore i ndërpret 48 kontrata punëtorëve, dyshohen se për gjashtë vite u pagan pa shkuar në punë

03/10/2023
in LAJME
Komuna e Mitrovicës Veriore i ndërpret 48 kontrata punëtorëve, dyshohen se për gjashtë vite u pagan pa shkuar në punë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
Nga viti 2013 deri në vitin 2019, 48 persona dyshohet se kanë marrë paga për gjashtë vite në shkollat e Mitrovicës së Veriut pa shkuar fare në vendet e punës për gjashtë vite.

Për këtë sipas zyrtarëve të kësaj komune këta 48 punëtorë janë paguar nga buxheti i komunës 32,083.90 euro në muaj, apo 385,006.80 euro çdo vit.

Kështu e ka thënë për KALLXO.com, Visar Syla, Shef i Kabinetit të Kryetarit në Komunën e Mitrovicës Veriore.

Janë 48 persona të cilët kanë figuru në listat e pagave e që nuk ka dëshmi që të njëjtit kanë vijuar punën në vendin e punës për të cilën janë paguar. Bëhet fjalë për kontrata në: arsimin parashkollor, arsimin fillor dhe arsimin e mesëm”.

Ai shtoi se kontrata të tilla janë lëshuar që nga viti 2013 deri në vitin 2019.

“Kontrata të tilla janë lëshuar ndër vite, saktësisht që nga viti 2013, dhe janë si në vijim: Viti 2013, 2 kontrata; Viti 2014, 2 kontrata; Viti 2015, 3 kontrata; Viti 2017, 9 kontrata; Viti 2018, 23 kontrata; Viti 2019, 21 kontrata”.

Ai shtoi se totali i pagesave për këta persona ka qenë 32,083.90 euro në muaj, që brenda vitit konsiston me një shumë prej 385,006.80 euro.

Tutje, Shefi i Kabinetit të Kryetarit në Komunën e Mitrovicës Veriore thotë se është marrë vendim për ndërprerjen e pagave për këta persona.

“Në muajin e parë të qeverisjes së re është marrë vendim për ndërprerjen e pagave, pasi që përfituesit nga këto kontrata nuk kanë arritë me e dëshmu vijueshmërinë e tyre në vendin e punës. Nuk ka asnjë person që paguhet nga buxheti i komunës e që nuk është i rregullt në vendin e punës”.

I pyetur se çfarë masa janë marrë për këta persona, ai ka thënë se rasti është adresu te krimet ekonomike në Polici dhe tutje në Prokurori.

“Rasti është adresu në krime ekonomike, krimet ekonomike e kanë dërgu në prokurori”.

Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka thënë se kanë marrë një raport në lidhje me këtë dhe shtoi se do të veprohet sipas ligjit.

“Nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është deleguar në Kompetencë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë raport informues me informatë të paraqitur nga Policia e Kosovës, që është pranuar në PSRK, me pretendime për përpilim të kontratave për vende pune, mjekë, infermierë dhe mësimdhënës. Lidhur me këtë do të veprohet sipas ligjit”, ka thënë Preteni për KALLXO.com.

Gjithashtu, Syla ka thënë se një numër i kontratave  të cilat janë ndërprerë i përkasin edhe sektorit të shëndetësisë primare si dhe asaj sekondare.

Related Posts

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet
LAJME

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë
LAJME

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Next Post
Arrestohet Radojiçiq, dërgohet në ndalim për 48 orë

LAJMET E FUNDIT

Policia deklarohet për raportimin mbi arrestimin e një shtetasi turk të dyshuar për krime lufte

24/07/2026
Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

23/07/2026
E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

17/07/2026
Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

16/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

16/07/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

15/07/2026
Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

12/07/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com