Komuna e Mitrovicës do bëhet edhe me një drejtori shtesë.
Është fjala për Drejtorinë për Ekonomi, Zhvillim, Turizëm dhe Integrime Evropiane, e cila hap rrugë për zhvillim dhe përkrahje të bizneseve, angazhim në tërheqjen e fondeve vendore dhe ndërkombëtare, përkrahje të grave, vajzave dhe të rinjëve në ndërmarrësi si dhe përkrahje të zhvillim të turizmit.
Lajmin e dha drejtori i Prokurimit, Elvis Feka.
Njoftimi i plotë:
Zhvillimi ekonomik lokal, zhvillimi i turizmit dhe krijimi i hapsirave për investitor është prioriteti ynë.
Sot në Kuvendin Komunal kaluam Rregulloren për organizimin, kompetencat dhe përgjegjësitë e administratës Komunale e cila i hap rrugë themelimit të Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim, Turizëm dhe Integrime Evropiane, drejtori e cila i ka munguar Komunës tonë.
Kjo rregullore hap rrugë për zhvillim dhe përkrahje të bizneseve, angazhim në tërheqjen e fondeve vendore dhe ndërkombëtare, përkrahje të grave, vajzave dhe të rinjëve në ndërmarrësi si dhe përkrahje të zhvillim të turizmit.