Orë më parë mes një veture dhe një motorri ka ndodhur një aksident trafiku, shkruan Mitropol.
Aksidenti ka ndodhur në Shipol të Mitrovicës ndërsa kishte edhe të lënduar.
Këtë informacion për Mitropol e konfirmoi edhe zëdhënësi i PK për Mitrovicë, Avni Zahiti.
Ai theksoi se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar motorristi.
Rreth orës 16:00, në rrugën ” Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti, i cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”,