Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Kosova e Serbia sot në takimin e thirrur nga BE-ja në Bruksel lidhur me çështjen e dinarit

Bashkimi Evropian ka konfirmuar pjesëmarrjen e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në një takim në Bruksel më 27 shkurt për çështjen e ndalimit të dinarit në Kosovë.

27/02/2024
in LAJME
Kosova e Serbia sot në takimin e thirrur nga BE-ja në Bruksel lidhur me çështjen e dinarit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga Kosova konfirmuan se ftesës së BE-së i është përgjigjur pozitivisht Banka Qendrore e Kosovës, pa dhënë emra se kush do të jetë pjesë e delegacionit.

Rel raportoi se Kosova në takim do të përfaqësohet nga guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili. Ndërkaq, sipas medias serbe, Tanjug, në takimin e 27 shkurtit, Serbinë do ta përfaqësojë kryenegociatori serb në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq.

BQK-ja tha se edhe më herët ka shprehur gatishmërinë që të takohet me përfaqësuesit e Bankës Popullore të Serbisë, për të lehtësuar transferimin e parave, përmes kanaleve bankare, pas hyrjes në fuqi të rregullores së saj më 1 shkurt, e cila parasheh që vetëm euroja të jetë valuta për pagesa me para të gatshme.Ndërkaq, zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështje të politikës së jashtme, Nabila Massrali, nuk saktësoi se kush do të marrë pjesë, por tha se takimi do të jetë “në formatin e zakonshëm të dialogut” dhe në të do të flitet për “gjetjen e zgjidhjeve”.

Javën e kaluar, kryenegociatori i Kosovës në dialog, Besnik Bislimi, ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në takim, duke e akuzuar të dërguarin evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, se ka shkelur parimin e caktimit të agjendës së takimit, pa pajtimin e palëve.

Sipas BE-së, takimi do të nisë në mëngjes dhe do të ketë rrjedhën e njëjtë të takimeve në formatin e zakonshëm të dialogut.

Related Posts

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet
LAJME

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë
LAJME

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Next Post
“Motrën time e vrau burri i saj. Për ta fshehur krimin, neve na gënjeu se ka ikur nga shtëpia”

LAJMET E FUNDIT

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

05/08/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Policia deklarohet për raportimin mbi arrestimin e një shtetasi turk të dyshuar për krime lufte

24/07/2026
Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

23/07/2026
E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

17/07/2026
Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

16/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

16/07/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

15/07/2026
Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

12/07/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com