Një kosovar ka hapur një biznes të ri në Itali.
Biznesi po funksionon tash e një muaj në Bruneck Südtirol të Italisë, qytet ky i mbushur me kosovarë.
Pronari i këtij biznesi ka ndihmuar shumë kosovarë që kanë migruar në Itali, shkruan Jepi zë.
Ai madje ka ndihmuar edhe një grup të mitrovicasve nga Bajgora kur kishin shkuar në Itali.
Tani ai është pronar i një picerie të quajtur “Baki” e që po njihet për ushqim cilësor në Itali.





























