Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka theksuar se Institucionet e shtetit sot janë sulmuar në komunat e veriut.
Ai ka thënë se Serbia po tenton të destabilizojë Kosovën, teksa kryeministri Kurti po heshtë për këtë situatë.Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës!
Institucionet e shtetit sot janë sulmuar në komunat e veriut. Kandidatët tanë janë kërcënuar. Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, ndërsa Kryeministri i vendit, që na flet për zhvillime prej Ukrainës e deri në Kinë, po heshtë për situatën në veri.
Fol Kryeministër!





























