Takimi do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës duke filluar nga ora 16:30.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.Përveç Escobarit, për vizitë në Prishtinë do të jetë edhe këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Vizita e Escobar dhe Chollet, vjen menjëherë pas asaj të emisarit të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili qëndroi në Prishtinë e Beograd për tu takuar me krerët e dy shteteve.





























