Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Kryetari i Zubin Potokut: Nuk përjashtohen mundësitë që bandat serbe të bëjnë ndonjë skandal

28/02/2024
in LAJME
Kryetari i Zubin Potokut: Nuk përjashtohen mundësitë që bandat serbe të bëjnë ndonjë skandal
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më 25 shkurt, njësiti nga Batalioni i Forcave Rezervë Operacionale të misionit të KFOR-it, ka njoftuar se nuk do të jenë më të pranishëm në ndërtesën e komunës së Zveçanit.

Ky vendim, sipas KFOR-it erdhi si rezultat i gjendjes së stabilizuar në këtë komunë.Pas veprimeve të KFOR-it, kryetari i komunës së Zubin Potokut s’i ka përjashtuar tensionet në atë pjesë veriore.

Izmir Zeqiri për Front Online ka deklaruar se skandalet nga bandat në Serbi s’kanë përfunduar.

“Situata aktualisht është e qetë, por nuk përjashtohen mundësitë prej një pjese të mbeturinave të atyre bandave që mundën herë pas here me bërë skandale të ndryshme”, tregon Zeqiri.

Situata në komunën e Zubin Potokut është më stabile se ajo e Zveçanit, thotë Zeqiri.

Ai thotë se Policia e Kosovës mjafton ta kontrolloj pjesën veriore pasi s’ka tensione.

“Vendimi i KFOR-it ka qenë  pasi ata e kanë vlerësuar që nuk është e nevojshëm të rrinë më aty . Në komunën tonë ndonjë patrulla e EULEX-it sillet, ndonjëherë por nuk qëndrojnë siç kanë qëndruar në fillim, pasi kanë ndryshuar specifikat pasi Zveçani ka tjera situata. Situata vazhdon të jetë e njëjta edhe para se mu largu edhe mbasi janë larguar trupat e KFOR-it, e kontrollueshme me organet e rendit”, u shpreh Zeqiri.

KFOR-i ka thënë se njësitet e saja do të kryejnë patrullime të rregullat nëpër Zveçan.

“Situata në komunën e Zveçanit është stabilizuar. Si rezultat, njësitet nga Batalioni i Forcave Rezervë Operacionale të misionit KFOR më nuk do të jenë prezentë në ndërtesën e Komunës. Por, do të mbesin në zonë dhe do të kryejnë patrullime të rregullta për të siguruar një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në komunën e Zveçanit. KFOR-i është reaguesi i tretë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit EULEX, me të cilin punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet nga KFOR.

Related Posts

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet
LAJME

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë
LAJME

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Next Post
Në katër komunat në veri të Kosovës fillon sot shpërndarja e faturave paraprake

LAJMET E FUNDIT

Policia deklarohet për raportimin mbi arrestimin e një shtetasi turk të dyshuar për krime lufte

24/07/2026
Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

23/07/2026
E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

17/07/2026
Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

16/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

16/07/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

15/07/2026
Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

12/07/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com