Në Forumin Strategjik të Bledit, Kurti ka thënë se atmosfera me këto vende është më e mirë se që ka qenë më parë.
“Janë disa hapa të vegjël konkretë dhe shpresojmë që ata të ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe në këtë mënyrë t’i bashkohen shumicës së vendeve të BE-së që na njohin. 22 nga 27 vende na njohin në BE, 26 nga 30 në NATO dhe 34 nga 36 në Këshillin e Evropës”, ka thënë ai.
Kurti ka thënë se Kosova është në krye të gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor sa i përket sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, lirive politike dhe të drejtave civile dhe pret që të ketë më shumë bashkëpunim e t’i bashkohet BE-së jo vetëm për të përfituar prej saj, por edhe për të kontribuuarKryeministri i Kosovës më tej ka konsideruar se është e rëndësishme të ketë njohje reciproke brenda Ballkanit Perëndimor.
“Ajo që unë e konsideroj të rëndësishme për rajonin tonë është që me këto njohje, njohje reciproke të mbarojmë të 6 vendet e BB-së si rajon, sepse njohjet de-facto dhe de-jure janë të ndara në Ballkan. Dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave në të gjithë rajonin. Mendoj se brenda pak vitesh ne mund të bëhemi anëtarë të BE-së”, është shprehur ai.





























