Ai ka thënë se është në komunikim të vazhdueshëm me ambasadorët e vendeve të QUINT-it që janë në Kosovë.
“Unë jam në komunikim të vazhdueshëm me ambasadorët e QUINT-it në Kosovë dhe natyrisht që kur u njoh procesi zgjedhor të cilin e patëm shtyrë për katër muaj në katër komunat në vëri, kur u njoh rezultati, kur u njoh rezultati, kur u njoh betimi ne nuk kishim tjetër zgjidhje përveçse kryetarët të fillojnë punën në vendin e tyre.” – ka thënë Kurti.
Ai tutje ka deklaruar se nëse kryetarët do të punonin në një objekt tjetër dhe jo në komuna, ky do të ishte betonim i strukturave paralele ilegale.Kurti duke e përshkruar si situatë të vështirë tensionet në veri, është shprehur se mendon që kanë vepruar mirë.
“Nëse kryetarët do të fillonin punën nëpër shtëpi private ky do të ishte betonim i strukturave paralele ilegale. Ne nuk mund t’u bëjmë struktura paralele strukturave paralele. Pra, ishim në një situatë të vështirë, ku nuk kishim zgjidhje ideale, mirëpo megjithatë mendoj që kemi vepruar mirë dhe jemi shumë falënderues për gjithë ndihmën dhe mbështetjen që na e kanë dhënë dhe po na e japin.” – ka thënë ndër të tjera Kurti.
I pari i Qeverisë ka deklaruar se Kosova nuk ka asnjë dallim me SHBA-të dhe me Bashkimin Evropian, mirëpo nganjëherë mund të ketë ndonjë dallim në qasje apo në elemente taktike.





























