Këto deklarata Kurti i bëri pas takimit me kryetarët e komunave.
“Vizita e Chollet ndodh në një moment të rëndësishëm ku ngadalë po afrohemi në një vjetorin e luftës në Ukrainë. Fqinji ynë verior, Serbia jo vetëm që nuk e dënoi agresionin rus, përkundrazi i ka bërë tri marrëveshje të rëndësishme me federatën ruse. ShBA janë edhe partnerë dhe aleatë andaj ne do të bashkëpunojmë ngushtë”, ka thënë Kurti.
Kreu i ekzekutivit ka thënë se përderisa kemi një Serbi abnormale në pah, qëllimi i Kosovës është që të normalizohen raportet me Serbinë duke pasur në fokus marrëveshjen finale ligjërisht të obligueshme që ka në qendër njohjen reciproke.“Kemi një Serbi abnormale, planin e BE-së me mbështetje nga Franca e Gjermania e kemi konsideruar si bazë të mirë për diskutime ndërkohë që Serbia e ka refuzuar atë. Marëdhëniet ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të bëhen me një marrëveshje me njohjen reciproke në qendër. Njohjen reciproke e ka kërkuar edhe kancelari gjerman”, ka vijuar Kurti.
Sipas Kurtit, ajo që duhet të ndodhë për këtë marrëveshje është që të ketë trysni mbi Beogradin nga BE-ja.





























