Lajm i keq për qytetarët e Kosovës. Nga dita e sotme pritet të ketë rritje të çmimit të derivateve.
Burimet e Indeksonline tregojnë se, ka pësuar rritje çmimi i furnizimit e kështu pritet edhe rritje për konsumatorët.
Sipas të njëjtave burimeve, çmimi pritet të shkojë nga 5 deri në 7 cent më shumë për litër.
Pra, çmimi do të arrijë nga 1.69 deri 1.74 cent për litër.
Kohëve të fundit ka pasur luhatje të çmimeve të derivateve. Se sa do të zgjas kjo ngritje, ende nuk dihet.