Çmimi i naftës në Kosovë, ka shënuar ulje të ndjeshme.
Në disa pompa në Mitrovicë, litri i naftës blihej me 1,69 euro
Kjo është ulja më e madhe që ka ndodhur prej shumë javësh, kur çmimi i naftës mori hov.
Kujtojmë se çmimi rekord i naftës kishte arritur deri në 2,03 euro për litër.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të vendos çmimin tavan për derivate.





























