Dy persona janë arrestuar për vjedhje sot në Mitrovicë.
Ata janë Sh.Sh 32 vjeçar dhe E.B 50 vjeçar, të cilët ishin në kërkim me urdhëresë nga Gjykata, raporton Jepi zë.
Raporti policor:
Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresa nga Gjykata
Mitrovicë, 02 qershor 2022
Në bazë të urdhëresave aktive njësitet policore në Vushtrri dhe Mitrovicën e Jugut kanë arrestuar dy persona për të cilët kishte urdhëresa të lëshuara nga Gjykata kompetente.
Sipas urdhëresës aktive në Vushtrri, është arrestuar i dyshuari, Sh. Sh., 32 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar për veprën penale ‘Vjedhje’.
Po ashtu sipas dy urdhëresave aktive në Mitrovicën e Jugut, është arrestuar i dyshuari, E. B., 50 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar për veprën penale ‘Vjedhje’.
Pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, të njëjtit janë është dërguar në vuajtje të dënimit.