Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një person që është futur ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës, raporton “Mitropol”.
Arrestimi ka ndodhur në fshatin Bistricë të Leposaviqit rreth orës 14:30.
“Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë të cilën e drejtonte i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari ka pranuar se ka kaluar nëpërmes rrugëve ilegale nga Serbia në R. Kosovë.”, thuhet në raport.
Pas intervistimit, i dyshuarit me vendim të prokurorit është liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.





























