Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike në Universitetin e Mitrovicës, Faton Merovci, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Në dokumentin e siguruar shihet se Merovci nuk ka dhë arsye, por vetëm ka deklaruar dorëheqjen e parevokueshme nga kjo pozitë.
Dorëheqjen ia ka kumtuar rektores Merita Shala dhe Këshillit të Fakultetit.
Duket se pas ardhjes së rektores së re stafi drejtues i fakulteteve ka zgjedhur largimin si shenjë proteste ndaj saj./Veriuinfo






























