Sonte rreth orës 21:00, policia ka marrë një informatë rreth një grabitje në rrugën ,”Ferat Dragaj” në Mitrovicë.
“Sonte, rreth orës 21:00, policia ka pranuar informatën se në një dyqan ( market) në rrugën ,,Ferat Draga” në Mitrovicë, ka ndodhur një grabitje. Bazuar në informata fillestare, dyshohet se një person i dyshuar nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë të parave nga marketi.
Njësitet përkatëse policore janë duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar dhe mbledhjen e provave relevante në lidhje me këtë rast”, ka thënë Zahiti për Ditorin.





























