Familjarët e së moshuarës që u keqtrajtua në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë, thanë se për rastin kanë kuptuar pas katër ditësh.
E moshuara me inicialet M.N., ka një vit që gjendet në atë shtëpi, ndërsa tash po i përgatisin dokumentet për ta tërhequr nga aty, prononcuan pronarët për Kohën.
Shtëpia e pleqve “Orenda” publikoi një vendim të mërkurën ku thotë se një ditë më parë (të martën), ka suspenduar nga puna infermieret A.P., A.R., R.K. dhe G.N., për shkak të sulmit ndaj të moshuarës.





























