“Edhe një herë po them, hajde 110 deputetët të shkojmë në veri, e jo të bëjmë llafe këtu”, ka thënë Lekaj.
Nuk shkoi shumë dhe erdhi reagimi i kryeparlamentarit Konjufca.
“A po na prinë Pal? Pal, me shku kallaj është”, tha kryeparlamentari Konjufca.Ndërkohë, kësaj thirrjeje iu përgjigj deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, duke e pyetur Lekajn se do të t’ua tregojë rrugën deri te shtëpia e Radojiçqit dhe Veselinoviqit.
Këtë replikë nuk e ka pranuar mirë deputeti Lekaj.
“Sa i përket kolegut deputet, më vjen turp që ai e thotë këtë dhe barazon një komandant, falë gjakut të familjes së tyre, falë luftës së tij, sot e kemi lirinë dhe ky më krahason me Radojiçiqin”.





























