Limaj ka thënë se në krye të qeverisë është një person që asnjëherë nuk ka ditur që t’i lexoj situatat në Kosovës.“Mos harroni, në krye të Qeverisë e keni një njeri i cili kurrë s’ka ditë me lexu situatën. Asnjëherë. Nëse për diçka është i njohur kryeministri i Kosovës është se ia ka huq gjithmonë situatave në Kosovë… Ky njeri, ky s’ka ditë me lexu kurrë situata për Kosovën, në temat e mëdha. Ka qenë në anën e kundërt të historisë, edhe njëherë po them, krejt kemi qenë Rambujesë, ky ka qenë kundër Rambujesë. Kemi qenë ndaj Vjenës ky ka bërë protesta, demonstrata.” – ka thënë Limaj në Tëvë1.
Ai tutje ka deklaruar se Kurti nuk ka ditur ta lexojë as “luftën Ukrainë – Rusi”.





























