Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Lugina e Diellit” e ndërtuar pa leje, së shpejti e banueshme

19/10/2020
in LAJME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Zveçan, komunë kjo e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës, në një sipërfaqe prej 15 hektarësh, Serbia dhe Kisha Ortodokse Serbe janë duke e përfunduar ndërtimin e 300 njësive banesore në kuadër të vendbanimit “Lugina e Diellit”. Këto njësi banesore janë të destinuara për personat e zhvendosur nga Kosova, të komunitetit serb. Lidhur me ndërtimin e vendbanimit, që kap vlerën e rreth 14 milionë eurove, pak kush pranon që të flasë ose di të flasë.

Prishtina zyrtare thotë që nuk ka prova që ky vendbanim ka marrë lejet e nevojshme nga qeveria lokale.null

Çështja e kthimit të personave të zhvendosur pas luftës në Kosovë në vitin 1999, është temë e bisedimeve në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, për të cilën kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin e 7 shtatorit, janë pajtuar, por nuk i kanë bërë të ditura detajet.

Në bazë të të dhënave të UNHCR-së, të vitit 2016, besohet që të zhvendosur jashtë Kosovës janë rreth 107 mijë njerëz, prej të cilëve 88 mijë në Serbi, më shumë se 1.400 në Mal të Zi dhe mbi 600 persona në Maqedoninë e Veriut.

Liljana Periq nga Fushë Kosova, në afërsi të Prishtinës, që nga viti 1999, bashkë me familjen e saj jeton si person i zhvendosur në Graçanicë, komunë kjo e banuar me shumicë serbe.

Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë ajo thekson që banesa e saj në Fushë Kosovë është e uzurpuar. Ajo shton që u është drejtuar gati se të gjitha institucioneve kompetente, për ta ndihmuar lidhur me zgjidhjen e çështjes së banimit. Por, siç thotë ajo, deri më tash askush nuk ka dashur t’i dëgjojë problemet e saj.

Periq, gjithashtu, tregon që përfaqësuesit e Komisariatit për refugjatë dhe migrim të Republikës së Serbisë, si dhe përfaqësuesit e organeve të përkohshme komunale të Prishtinës, që funksionojnë në kuadër të sistemit të Serbisë dhe që nga autoritetet e Kosovës konsiderohen si institucione paralele, ditë më parë i kanë vizituar personat e zhvendosur në qendrën kolektive në Graçanicë. Kjo vizitë, sipas saj, ishte bërë për të regjistruar të gjithë ata që dëshirojnë të aplikojnë për njësi të banimit që po ndërtohen në kuadër të vendbanimit për të kthyerit, “Lugina e Diellit” në Zveçan.

“Pyetën se kush dëshiron që të aplikojë për atje. Unë u paraqita. Pse të mos shkoja të jetoj atje? A e dini ju se në çfarë kushtesh jetojmë ne këtu”, tha Periq.

Related Posts

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet
LAJME

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë
LAJME

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Next Post

50 TË SHËRUAR DHE 118 RASTE ME COVID-19!

LAJMET E FUNDIT

Policia deklarohet për raportimin mbi arrestimin e një shtetasi turk të dyshuar për krime lufte

24/07/2026
Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

23/07/2026
E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

17/07/2026
Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

16/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

16/07/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

15/07/2026
Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

12/07/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com