Para pak minutash në veri të vendit është lëshuar alarmi i qytetit që njihet si “uzbuna”.
“Portali” merr vesh që grupet paralele kanë në plan të vendosin barikada për të bllokuar rrugët.
Ndryshe “uzbuna” konsiderohet si alarm i qytetit, mirëpo në veri përdoret si sinjalizim për t’u mbledhur.
Zhurma e madhe po dëgjohet në tërë Mitrovicën.
Ky alarm vie sot, para 1 gushtit, kohës kur pritet të hyjë në fuqi vendimi i qeverisë për ndërrimin e targave serbe me ato RKS, si dhe reciprocitetit për letërnjoftimet serbe.

Sipas burimeve besohet se strukturat paralele serbe sot kanë plan t’i vendosin barikadat në disa pjesë të Veriut të Kosovës




























