Një polic ka mbetur i vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në Mitrovicë.
“Qyteti i Mitrovicës” mëson se policit i kishte shkrepur arma aksidentalisht teksa po futej në veturë
Sipas informatave të para, rasti ka ndodhur aksidentalisht. Njësitet kompetente të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës të cilët do të vazhdojnë hetimet në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin”, njoftoi Policia.