Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Ministria e Bujqësisë e kthen në pronësi tokën 4 milionëshe që i ishte bartur kundërligjshëm serbit, Jovica Deniq

05/02/2024
in LAJME
Ministria e Bujqësisë e kthen në pronësi tokën 4 milionëshe që i ishte bartur kundërligjshëm serbit, Jovica Deniq
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Bujqësisë ka kthyer në pronësi edhe një tokë tjetër e cila në mënyrë të kundërligjshme i është bartur Jovica Deniq në vitin 2020. Parcela me një sipërfaqe prej 1 hektar e 34 ari, me vlerë të përafërt prej 4 milionë euro ndodhet në zonën industriale e cila ndanë Prishtinën e Fushë Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se pas pronave në Ulpianë dhe në Stankaj të Pejës, ky rast, për të cilin po flasim sot është një ndër rastet më bizare që kanë ndodhur karshi tentimit për tjetërsim dhe abuzim flagrant të pronave shtetërore.

“Mënyra e tjetërsimi të kësaj prone për mua si Ministër por po besoj edhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që e duan këtë vend, paraqet krim. Nga të dhënat që posedojmë, që nga viti 2010 deri në vitin 2020 janë rreth 100 hektarë toke të tjetërsuara, objekte e prona afariste, që kanë ndërruar titullarin në mënyrë të dyshimtë përmes metodës së identifikimit të disa pjesëtarëve të komunitetit serb ish zyrtarë të Institutit të Bujqësisë së Kosovës”, ka thënë Peci.

Ai tha se në aktvendimin e nxjerrë nga Agjencia Kadastrale e Kosovës në dhjetor të vitit 2020, ishte obliguar Drejtoria e Kadastrit e Komunës së Prishtinës që të bëjë ekzekutimin e Aktgjykimit të shtatorit të 1996, ku parcela në të cilën ndodhemi sot, i është bartur në pronësi Jovica Deniqit.

Drejtoria e Kadastrit të Komunës së Prishtinës më Maj të 2019 si dhe në gusht të 2020-tës kishte refuzuar fillimisht kërkesën e Jovica Deniqit, për shkak të konstatimit të zbraztisë ligjore për ta bartur pronën në pronësi të Deniqit.

“Mirëpo, në Janar të vitit 2021, e njëjta drejtori nxjerrë aktvendimin  me të cilin është ekzekutuar në regjistra kadastral aktvendimi i datës 11.12.2020 kurse me date 21.06.2021 drejtoria e Kadastrit të Komunës së Prishtinës bazuar në shkresën e lëshuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës të datës 17.05.2021, ka nxjerrë aktvendimin me të cilin është plotësuar aktvendimi i nxjerrë nga Drejtoria e Kadastrit me datë 19.01.2021 me të cilin Jovica Deniq, është bërë pronar i kësaj ngastre kadastrale në të cilën ndodhemi”, ka thënë Peci duke shtuar se si rezultat i këmbëngulsisë së tyre, akterët e lartëcekur që kanë marrë vendime skandaloze dhe kriminale me vite në pervetësimin e pronës shtetërore tek individë e konkretisht të kësaj ngastre në vlerë rreth 4 milion euro; prona i është kthyer titullarit / Minstrisë së Bujqësisë, para 6 ditësh.

Mirëpo kjo për Pecin nuk mjafton.

“Unë ftoj Prokurorinë e Shtetit që të angazhohet dhe hetoj gjithë mënyrat dhe procedurat e bartjes së pronës së Ministrisë së Bujësisë tek grupe apo individ, e që janë hiq me pak se qindra hektar me tokë, objekte afariste e objekte banimi:, ka deklaruar ai.

Rikujtojmë se dy prona tjera ministria i kthej edhe gjatë javës së kaluar./IndeksOnline/

Related Posts

Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë
LAJME

Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë

16/02/2026
Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës
LAJME

Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës

14/02/2026
Ushtria e Kosovës në provën finale
LAJME

Ushtria e Kosovës në provën finale

08/02/2026
Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota
LAJME

Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota

27/01/2026
Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit
LAJME

Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

10/01/2026
Qytetari shpëton jetën e një personi në Mitrovicë, tentoi të hidhej nga dritarja e banesës
LAJME

07/01/2026
Next Post
Vendimi i MINT-it: Qytetarët mund ta shkëpusin kontratën e rrjetit kabllor, pa ndëshkim nga kompanitë operuese

Vendimi i MINT-it: Qytetarët mund ta shkëpusin kontratën e rrjetit kabllor, pa ndëshkim nga kompanitë operuese

LAJMET E FUNDIT

Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë

Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë

16/02/2026
Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës

Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës

14/02/2026
Ushtria e Kosovës në provën finale

Ushtria e Kosovës në provën finale

08/02/2026
Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota

Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota

27/01/2026
Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

10/01/2026
Qytetari shpëton jetën e një personi në Mitrovicë, tentoi të hidhej nga dritarja e banesës

07/01/2026
KRU ‘Mitrovica’ apelon te konsumatorët që uji të mos përdoret për pije: Vetëm për qëllime higjienike dhe teknike

KRU ‘Mitrovica’ apelon te konsumatorët që uji të mos përdoret për pije: Vetëm për qëllime higjienike dhe teknike

07/01/2026
E trishtë: Një foshnjë dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Mitrovicës

E trishtë: Një foshnjë dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Mitrovicës

03/01/2026
Kërcënohet zyrtari policor në Mitrovicë, i dyshuari kapet nga policia

Dhunë në familje në Mitrovicë: Burri rrah dhe kanos bashkëshorten, i sekuestrohen armë dhe mbi 150 fishekë

03/01/2026
Burim Dibrani dhe vëllezërit Seferi vizituan Policinë e Kosovës në Izvor në natën e Vitit të Ri

Burim Dibrani dhe vëllezërit Seferi vizituan Policinë e Kosovës në Izvor në natën e Vitit të Ri

02/01/2026

Hajrulla Çeko: Shtëpia e masakrës së 15 prillit 1999 në Mitrovicën e Veriut po shndërrohet në muze kujtese

31/12/2025
Arsi Company” ofron banesa moderne me fletë poseduesе në disa lokacione atraktive të Mitrovicës, zbuloni ofertat

Arsi Company” ofron banesa moderne me fletë poseduesе në disa lokacione atraktive të Mitrovicës, zbuloni ofertat

21/12/2025
Njohja nga Bahamas, Kurti: Viti 2025 është viti i njohjeve të reja

Njohja nga Bahamas, Kurti: Viti 2025 është viti i njohjeve të reja

19/12/2025
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Arrestohet mitrovicasi, dyshohet se dhunoi një grua

03/12/2025
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com