Ministria e Financave ka njoftuar se të hënën ka ekzekutuar pagat edhe për pjesën e mbetur organizative buxhetore.
Në njoftimin e ministrisë, thuhet se përkundër afatit shtesë, disa organizata buxhetore nuk e kanë bërë ende përditësimin e listave në mënyrë që të bëhet kompensimi i saktë për orët dhe ditët e punuara.
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton opinionin publik se sot ka ekzekutuar pagat edhe për pjesën e mbetur të organizatave buxhetore. Përkundër afatit shtesë, disa organizata buxhetore as deri në ditën e sotme nuk kanë bërë përditësimin e listave për të reflektuar kompensimin e saktë për orët dhe ditët e punuara, gjë që ka ndikuar në vonesë të ekzekutimit të pagave edhe për ata që kanë punuar, gjë për të cilën Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve shpreh keqardhje të thellë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.





























