Telashe të tilla mes kosovarëve janë mjaft të shpeshta dhe motivet shumë herë dalin të jenë zënkat momentale.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në Mitrovicë, ku një person dyshohet se ka sulmuar brutalisht fqinjin e tij.Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 53-vjeçari e ka rrahur të riun, duke i shkaktuar atij lëndime të rënda trupore. E sebep për këtë, dyshohet se u bë fakti që 22-vjeçari ka kaluar afër shtëpisë së të dyshuarit.
I riu është dërguar me urgjencë në spital, ku pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ai ka pësuar frakturë.
Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin.





























