Një person është arrestuar dje në Mitrovicë pasi që i njëjti kishte qenë duke drejtuar veturën nën ndikimin e alkoolit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në rrugën “Krajl Petri” në Mitrovicë.
I dyshuari gjithashtu kishte kanosur dhe ofenduar zyrtarët policorë, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.